Reka takon ish-zyrtarin e Stejt Departamentit Amerikan, Joseph Merante, evokuan momente nga tri vizitat e tij në Kosovë
02 nëntor 2024
| 15:06
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ka bërë me dije se ka takuar dje ish zyrtarin e Stejt Departamentit Amerikan Joseph Merante.
Ai tha se me Meranten evokuan momente nga tri vizitat e tij në Kosovë, në fund të 90-ve të shekullit të kaluar dhe takimet me ish-residentin Ibrahim Rugova.
“Dje prita ish zyrtarin e Stejt Departamentit Amerikan Joseph Merante, me përvojë të pasur diplomatike në Afrikë, Azi, Mesdhe e Qipro, aktualisht drejtor i HD Institute të Nju Jorkut. Ish Zv. Koordinatori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, evokoi momente nga tri vizitat e tij në Kosovë, në fund të 90-ve të shekullit të kaluar dhe takimet me Presidentin Ibrahim Rugova”, ka shkruar Reka.