Reka takon përfaqësuesin e Lihtenshtajnit në OKB, falënderon për mbështetjen
23 janar 2023
| 19:40
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Lihtenshtajnit në OKB, Christian Wenaweser, një nga shtetet më aktive me nisma për reformimin e Këshillit të Sigurimit.
Reka përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar shtetin e Lihtenshtajnit për mbështetjen dhënë Kosovës.
“Me ambasadorin Christian Wenaweser, përfaqësues i Përhershëm i Lihtenshtajnit në OKB, një nga shtetet më aktive me nisma për reformimin e Këshillit të Sigurimit. Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik, që ndër të parët njohu Republikën e Kosovës”, ka shkruar Reka.