Reka takon përfaqësuesin e përhershëm të Greqisë në OKB
22 qershor 2024
| 16:49
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, po vazhdon takimet me përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në OKB.
Kësaj radhe ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Greqisë në OKB, Evangelos Sekeris.
Ambasadori Reka ka njoftuar se nga janari i vitit të ardhshëm, Greqia do të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Nga takimi i djeshëm me ambasadorin Evangelos Sekeris, përfaqësues i përhershëm i Greqisë në OKB. Nga janari i vitit të ardhshëm, Greqia do të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Reka në “Facebook”.