Reka takon përfaqësuesin e Turqisë në OKB, konfirmohet mbështetja për Kosovën në organizatat ndërkombëtare
25 janar 2023
| 10:28
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadorin Feridun Sinirlioglu, përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në OKB.
Reka ka shkruar në “Facebook” se në këtë takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Nga takimi me ambasadorin Feridun Sinirlioglu, Përfaqësuesin e Përhershëm të Turqisë në OKB. U rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.