Reka takon zv/përfaqësuesin e përhershëm të Koresë së Jugut në OKB
21 qershor 2024
| 08:18
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar zv/përfaqësuesin e përhershëm të Koresë së Jugut në OKB, Sangjin Kim.
Ky i fundit është edhe kryesues i Këshillit të Sigurimit këtë muaj.
“Sot takova ambasadorin Sangjin Kim, zv. përfaqësues i përhershëm i Koresë së Jugut në OKB, kryesuesin e këtij muaji të Këshillit të Sigurimit”, ka shkruar Reka në “Facebook”.