
Reka: Taksa ndaj produkteve serbe, instrument i sovranitetit shtetëror
30 nëntor 2018
| 17:39
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo taksë është instrument i sovranitetit shtetëror.
“Taksa tregtare është instrument i sovranitetit shtetëror. ShBA, sivjet aplikuan taksen 20 për qind ndaj BE-së dhe Kinës; kurse nga 1 janari 2019, paralajmëruan taksë të për tu mbrojtur nga eksporti enorm kinez prej 560 miliardë dollarësh”, ka shkruar Reka.
/Epoka e re/