Reka: Treni Euro-Aziatik i Ballkanit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka komentuar idenë “Mini-Shengenit Ballkanik” tre palësh, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri, që është lansuar në Novi Sad.
Në profilin e tij në “Facebook”, Reka ka shkruar se “Mini-Shengenit Ballkanik” është paradhome e Unionit Euro-Aziatik, në të cilin Serbia do të hyj sot.
Postimi i plote i Rekës:
Treni Euro-Aziatik i Ballkanit
Dje aeroplanët rusë dhe treni kinez arritën në Beograd. Sot, Kryeministrja e Serbisë nënshkruan hyrjen në Unionin Euro-Aziatik të Moskës. Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë, ende nën përshtypjet e trialateralës së Novi Sadit, thotë se “nuk ka mini-shengen balkanik pa Kosovën”.
Pse kaq insistim për ta kyçur Kosovën si vagon të tretë në lokomotivën e Vuqiqit; kur Prishtina qartë tha, se nuk do t`i bashkëngjitet kësaj paradhome të Unionit Euro-Aziatik.