Reka uron një vit të mbarë 2024: Orët e fundit të këtij viti pos festës janë edhe reflektim
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka uruar vitin e ri 2024, duke theksuar se orët e fundit të këtij viti pos festës janë edhe reflektim.
Ai ka shkruar në “Facebook” se bota po e mbyll vitin edhe me një luftë, e do e hap vitin zgjedhor në katër demokracitë më të populluara: SHBA, BE, Britani të Madhe e Indi, me gjysmën e popullësisë botërore. po e mbyll vitin edhe me një luftë, e do e hap vitin zgjedhor në katër demokracitë më të populluara: SHBA, BE, Britani të Madhe e Indi, me gjysmën e popullsisë botërore.
“Rezultati elektoral i tyre do të ndikojë rrjedhat globale. Në Kosovë, ndërkaq po e mbyllim vitin kur ndodhi agresioni terrorist serb që synonte aneksimin e veriut, e do ta hapim vitin e ri – pa viza në Evropë! Ndalëm agresionin dhe do të ruajmë Kosovën me qytetarët e saj brenda. Evropa është atje, por askund si vendi ynë. Paqi një vit të mbarë 2024 e gëzuar!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.