Reka viziton bashkinë e Westchesterit, i uron Vedat Gashit postin e kryesuesit të Bordit Legjislativ
22 shkurt 2024
| 21:07
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka vizituar sot bashkinë Westchester, për t’i uruar Vedat Gashit, postin e kryesuesit të Bordit Legjislativ të kësaj bashkie, pas fitores së fundit elektorale.
“I lindur në Kosovë, e i shkolluar në ShBA, ku vazhdon karrierën politike, ai është edhe një rrëfim suksesi për shqiptarët e suksesshëm në Amerikë”, ka shkruar Reka në “Facebook”.