Reka viziton Violeta Berishën, gruan e parë shqiptaro-amerikane në krye të bashkisë së Fairview në New Jersey
27 nëntor 2023
| 16:47
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka ka vizituar Fairview në New Jersey, për t’i uruar Violeta Berishës, postin e kryetares së kësaj bashkie, pas fitores në zgjedhjet e 7 nëntorit 2023.
“Sot vizitova Fairview në New Jersey, për t’i uruar Violeta Berishës, postin e kryetares së kësaj bashkie, pas fitores në zgjedhjet e 7 nëntorit 2023”, ka shkruar Reka në “Facebook”.
Ai ka theksuar se në historinë 129 vjeçare të kësaj qyteze, ajo u bë e para grua dhe e para shqiptaro-amerikane, në krye të bashkisë.