Reka vlerëson bashkëpunimin me UNDP-in

10 mars 2020 | 14:06

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur në takim Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi për projektet e përbashkëta të realizuara gjerë tani dhe mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm.

Ministri Reka vlerësoi lart bashkëpunimin e gjertanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit për një qasje më strategjike dhe afatgjate si në zhvillimin e strukturave dhe kapaciteteve institucionale për të ngritur përformancën në procesin e integrimit evropian.

Ministri Reka vuri në pa rolin kyç që UNDP-ja ka pasur dhe vazhdon të ketë në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe ftoi Siokkon që këtë bashkëpunim ta vazhdojë me Kosovën në aspektin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe posaçërisht në ngritjen e kapaciteteve për projektet me interes të përbashkët siç janë: Agjenda e Gjelbër, Energjia Ri-gjeneruese dhe Financimi Inovativ. 

Nga ana e saj, Maria Suokko ka theksuar se tani është një moment vendimtar të koordinimit të prioriteteve me institucionet vendase për të pasur një strategji afatgjate, të përbashkët, në mënyrë që edhe përkrahja dhe bashkëpunim të jetë i fokusuar dhe me ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në standard ndërkombëtarë. 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi MIE dhe UNDP do të vazhdojnë bashkëpunimin në aspektin strategjik më përkrahje dhe ekspertizë ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve institucionale të Kosovës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e zhvilluar të…