Rekjanët i japin mbështetje PDK-së dhe numrit 67

29 janar 2025 | 00:09

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 67, Hisen Berisha ka qëndruar në Rekën e Keqe në Gjakovë.

“Rekjanët e mbledhur sonte në nëndegën e PDK-së në Rracaj shprehën besimin e plotë në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër z. Bedri Hamza. Ata artikuluan qartë edhe kërkesat e tyre infrastrukturore dhe të tjera, duke treguar përkushtimin e tyre për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka theksuar se “kjo trevë, pjesë e lavdisë së luftës së UÇK-së, ose kontribuoi si luftëtare, ose e përjetoi peshën e luftës dhe masakrat çnjerëzore, si ajo e Mejes. Çdo gjë u shndërrua në rrënojë, por oxhaqet mbetën në këmbë – një simbol i fuqishëm i mbijetesës dhe qëndresës së kombit tonë”.

“Sot, ashtu siç bashkuam armët për çlirim e liri, le t’i bashkojmë votat për misionin madhor të PDK, për ta shpëtuar dhe mbrojtur shtetin e Kosovës. Të bëhemi misionarë dhe gardianë të një Kosove të pavarur dhe sovrane, siç është amaneti i dëshmorëve dhe heronjve tanë, një amanet që do të jetë udhërrëfyesi ynë në politikën institucionale”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha, kandidat i Nismës për deputet, është mirëpritur nga…