Reklamat e paligjshme, Parisi kërkon miliona dollarë nga “Airbnb”
Qeveria franceze, do ta paditë “Airbnb”, për botimin e 1,000 reklamave ilegale, të cilat mund t’i kushtojnë faqes amerikane të internetit më shumë se 12.5 milionë euro ose 14 milionë dollarë.
Sipas ligjit francez, pronarët e shtëpive në Paris mund të japin me qira vendet e tyre në platformat afatshkurtra deri në 120 ditë në një vit. Reklamat duhet të përfshijnë një numër regjistrimi për të ndihmuar në sigurimin e pronave që nuk janë marrë me qira për kohë të gjatë. “Franca miratoi një ligj në 2018, i cili i bën kompanitë të tilla si ‘Airbnb’ të dënueshme me gjoba prej 12,500 euro për postime ilegale, një dispozitë e re që Parisi do të përdorë për të sfiduar ‘Airbnb’ në gjykatë” -tha kryetari i bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo për gazetën “Journal du Dimanche”. Disa qytete anembanë botës kanë shprehur shqetësime se platformat si Airbnb qëndrojnë si konkurrentë të padrejta në hotele dhe mund të kthejnë disa lagje në zona sterile, vetëm turistike, shkruan “scantv”.