Reklamonte jetën luksoze në rrjetet sociale, blogeres i ndodh e papritura pasi…

16 maj 2021 | 13:29

Reklamonte jetën luksoze në rrjetet sociale, blogeres i ndodh e

Një blogere është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim, pasi përdori fondet e ndihmës Covid për pushime në hotele luksoze, thonë prokurorët federalë.

Danielle Miller akuzohet se ka vjedhur informacionin identifikues nga dikush në Massachusetts, për të marrë ndihmë për koronavirusin. Këtë fond, dyshohet se ajo e ka përdorur për një aeroplan privat dhe qëndrimin në një hotel ekstravagant.

31-vjeçarja nga Miami, Florida, dyshohet se ka përdorur huatë federale për një fluturim privat në Kaliforni.

Reklamonte jetën luksoze në rrjetet sociale, blogeres i ndodh e

“The Sun” shkruan se prokurorët kanë thënë se Miller e gjeti emrat e viktimës përmes regjistrave të Regjistrit të Automjeteve Motorë në Massachusetts. Ata kanë shtuar se ajo ka përdorur informacionit e personit në fjalë për të hapur një llogari bankare në emrin e tij.

Pastaj, 31-vjeçarja ka aplikuar për mbi 102 mijë dollarë kredi nga Administrata e Biznesit të Vogël në emër të viktimës si dhe i kishte fondet e depozituara në llogarinë bankare, tha Zyra e Prokurorit të S.BA-së për Distriktin e Massachusetts këtë javë.

Reklamonte jetën luksoze në rrjetet sociale, blogeres i ndodh e

Miller më pas i përdori paratë për një fluturim nga Florida për në Kaliforni me një aeroplan privat. Ajo përdori një ID të rreme me foton e saj dhe emrin e viktimës për fluturimin dhe qëndrimin në hotel.

31-vjeçarja ka postuar në rrjetet sociale foto e video nga pushimet luksoze në llogarinë @killadmilla, ku numëron mbi 31 mijë ndjekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, ka botuar pjesën…