Rekomandimet e mjekëve: Mos pini çaj e as alkool gjatë ditës, mbani syze e kapele!

17 korrik 2023 | 15:22

Ndryshimet e motit, sidomos në javën e fundit të korrikut, kur temperaturat kanë shënuar rritje të madhe, është shumë e nevojshme që të kujdesemi me masë të shtuar për shëndetin.

Ndër preventivat e para, padyshim që është mos ekspozimi ndaj diellit, në periudhat e ditës kur temperaturat e arrijnë maksimalen, nga ora 11:00 deri në 17:00.

Kurse për ata që nuk e kanë këtë mundësi, pasi puna e përditshme i detyron të jenë jashtë dhe në diell, doktoresha Ilirjana Latifi – Fejzullahu rekomandon që të veshin rroba sa më të holla, me ngjyra sa më të zbehta. Poashtu vendosja e kapeleve dhe syzeve duhet të merret në konsideratë, pasi mbrojnë nga “goditjet” e rrezeve të diellit.

Qëndrimi në temperatura të larta për kohë të gjatë, Latifi thotë se mund të shkaktojë edhe të vjellura, kurse kujdesi shumë më i shtuar, kërkon të jetë te personat me sëmundje kronike.

Nga ana tjetër, doktori Krenar Reshitaj thotë se gjatë ditës, duhet të reduktohet pirja e çajit të nxehtë, pasi pos nga dielli, në organizëm edhe ky lëng e rrit temperaturën.

Sipas Reshitajt, gjatë ditëve shumë të nxehta nuk rekomandohet as konsumimi i alkoolit, pasi poashtu e shton nxehtësinë në trupin e njeriut.

Gjatë të hënës, temperatura maksimale në vendin tonë, sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, varion nga 33 deri në 36 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkoloneli Denys “Redis” Prokopenko, komandant i Brigadës Azov të Gardës…