Rekomandimet e PDK-së për pandeminë: Të rriten pagat e punëtorëve shëndetësorë (Dokument)
14 korrik 2020
| 14:30
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar disa rekomandime për të përmirësuar situatën e përgjithshme lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Këto rekomandime janë prezantuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë debatit parlamentar për Covid-19.
Në këto rekomandime, PDK-ja ka kërkuar që të rriten pagat e profesionistëve shëndetësorë.
Po ashtu, partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli ka kërkuar që të punësohen edhe 1500 punëtorë shëndetësorë. (Q.R/ Epoka e re)