Rekomandimi i Komisionit Evropian, Cakaj: Raporti i ri është dëshmia e sukseseve të reja

30 maj 2019 | 10:34

Ministri Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për rekomandimin e Këshillit Evropian për negociatat.

“Shqipëria ka treguar të gjithë përkushtimin për hapjen e negociatave. Komisioni ka thënë të vërtetën për Shqipërinë. Raporti i ri nuk është raporti i vjetër. Raporti i ri është dëshmia e sukseseve të reja. Në vend të polemikave ka ardhur koha e komunikimit aktiv me vendet anëtare. Vetë komisoni konstatoi se parlamenti i Shqipërisë është funksional. Ky raport ka një mesazh për opozitën dhe kushdo që ka vullnetin e majftueshëm e kupton këtë, pra opozita duhet të ripërfshihet në institucionet politike. Komisioni thotë se duhen kapërcyer pengesat për të ardhmen evropiane. KE-ja ka thënë që reforma politike, elektorale është cënuar, nga sjellja e opozitës, ky raport dëshmon se kriteret teknike janë përmbushur nga qeveria. Raporti i KE-së është dëshmi se qeveria ka menaxhuar situatën me sukses përkundër sjelljeve të opozitës”, ka thënë Cakaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krerët e kësaj ushtrie…