Rekomandimi për hapjen e negociatave, Bushati: Një ditë e madhe për Shqipërinë
17 prill 2018
| 16:45
Pas rekomandimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e ka cilësuar si një ditë të madhe për Shqipërinë.
Bushati ka thënë se mesazhi është i qartë se reformat e ndërmarra po japin fryte. “BE-ja rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, ka shkuar Bushati në llogarinë e vet në “Twitter”.