Rekomandohet që Kosova t’i mbyllë kufijtë me vendet fqinje
Sot është mbajtur takimi i Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Në këtë takim, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka rekomanduar mbylljen e kufijve me vendet fqinje.
“Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19 ditëve të fundit dhe vlerësimin e OBSh-së që konsideron se situata epidemiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSh-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinjë”.
“IKShPK-ja dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të MSh-së bazuar në pikën e dytë të masave të Qeverisë të datës 11 mars e cila thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”, ka thënë Vitia.