Iniciohet shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

02 korrik 2021 | 11:32

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, me 6 vota për, një kundër dhe një abstenim ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Kërkesën për shkarkim e ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) Salih Zyba. Kundër shkarkimit të këtij bordi është shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka abstenuar në votim, me arsyetimin se duhet të bëhet një analizë e secilit anëtarë veç e veç.

Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, ka thënë se kur bordi ka raportuar në nuk ka arritur të bëjë dallime se kush ka punuar mirë dhe kush jo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane u dorëzoi bazën Bagram forcave afgane të sigurisë,…