Rekomandohet të ndihmohen financiarisht tre qytetarë për nevoja shëndetësore nga Malisheva

20 shkurt 2019 | 12:40

Në mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Malishevë, të kryesuar nga kryesuesi Rrahim Morina, është rekomanduar që të ndihmohen financiarisht tre qytetarë të kësaj komune për nevoja shëndetësore. Ky rekomandim është përcjellë për votim në Kuvendin Komunal të Malishevës.

Po ashtu ky komitet, ka shqyrtuar marrjen e vendimit në lidhje me kërkesën nr. 01/78 të datës 24 janar 2019 e parashtruar nga kryetari i fshatit Tërpezë e Poshtme, për ndërtimin e Xhamisë.

Nga anëtarët e KPF-së është kërkuar që të plotësohet dokumentacioni me peticionin e banorëve të tri fshatrave, nënshkrimet e kryesive dhe të tregohet origjina e financave për projektin në fjalë.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaq është shfaqur i lumtur…