Rekord: Buxheti i Japonisë për vitin 2022 do të jetë 950 miliardë dollarë
Buxheti i Japonisë për vitin fiskal 2022 do të jetë 107 trilionë jen (950 miliardë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).
Buxheti i Japonisë i cili ka shënuar rekord në 9 vitet e fundit radhazi, do të shënojë rekord të ri në vitin fiskal që do të fillojë në prill 2022.
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, duke cituar burime qeveritare, buxheti për vitin fiskal 2022 do të jetë 107 trilionë jen (950 miliardë dollarë).
Më tej thuhet se buxheti vjetor, i cili është rritur çdo vit që nga viti 2012, do të thyejë sërish rekord.
Buxheti aktual për vitin fiskal 2021, i cili përfundon më 31 mars 2022, u regjistrua 106.6 trilionë jen.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida pritet të miratojë projekt-buxhetin e përgjithshëm në fund të dhjetorit.
Projekt-buxheti do të hyjë në fuqi në Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme parlamentare në mars të vitit 2022.