“Rekord” divorci, Pamela Anderson ndahet 12 ditë pas dasmës
04 shkurt 2020
| 11:46
Vetëm 12 ditë pasi lidhi kurorë me Jon Peters, Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me producentin 74-vjeçar.
Aktorja e “Baywatch” i tha “po” mogulit të filmave në një ceremoni sekrete në Malibu. Pamela, 52-vjeçare, u shpreh për “Hollywood Reporter” se ajo dhe bashkëshorti po ndahen për pak kohë për të rishikuar se çfarë duan në jetë, e se çfarë kërkojnë nga njëri-tjetri.
“Dashuria është një proces dhe e kemi vendosur besimin tonë në proces”, ka shtuar Anderson. Të dy, edhe Pamela dhe Jon, në të kaluarën kanë pasur katër martesa.