Rekord i personave të shëruar nga Covidi në Shqipëri
01 shtator 2020
| 16:47
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastiliu, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 227 persona nga Covidi, që është numër rekord i personave të shëruar nga ky virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1035662786889771