Rekord i ri shtetëror në not
Në Kampionatin Evropian të notit, që po zhvillohet në Glasgow të Skocisë, është shënuar një rekord i ri shtetëror nga notarja e talentuar Eda Zeqiri, që është pjesëmarrësja më e re në kampionat, me 13 vjet, për herë të parë në histori të një kampionati.
Veç Edës, të shtunën, janë paraqitur edhe notarët Fjorda Shabani, Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu.
Vajzat morën pjesë në disiplinën 50 metra shpinë, ku 13-vjeçarja Zeqiri e arriti kohën 30 sekonda e 95 të qindtat, që është rekord i Kosovës, pasi koha e vjetër ishte 31 sekonda e 56 të qindtat. Paraqitje të mirë pati edhe Fjorda Shabani, me kohën 31 sekonda e 17 të qindtat, që është përmirësim i rezultatit personal.
Ukimeraj dhe Kadriu u paraqitën në disiplinën 100 metra krol. Ukimeraj hyri në cak me kohën 56 sekonda e 69 të qindtat, kurse Kadriu 56 sekonda e 86 të qindtat, që janë kohë më të dobëta se koha e tyre personale.
Zeqiri u rendit në vendin e 47 nga 49 pjesëmarrës, kurse Shabani në të 48-in nga 49 pjesëmarrës. Ukimeraj ishte i 81-ti nga 83 gjithsej, kurse Kadriu i 82-ti nga 83