Rekord i zi: 17 të vdekur nga Covidi në Kosovë

23 gusht 2021 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 17 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 1.067 raste të reja të infektimit.

“Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së…