Rekord i zi: 36 të vdekur nga Covidi në Kosovë
29 gusht 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit janë shënuar 36 raste të vdekjes.
Gjatë kësaj periudhe kohore 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.
“Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699”, ka njoftuar ministria.