Rekord pozitiv nga Drejtoria për Urbanizëm në Pejë: Legalizimi dhe të hyrat vetanake, dy nga shumë sukseset e shumta

13 janar 2025 | 14:29

Sot janë bërë tri vite prej kur ka marrë detyrën e drejtoreshës për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Pejë, Arta Vokshi – Nallbani.

Për këto vite të udhëheqjes së këtij dikasteri, Vokshi – Nallbani, ka bërë ndryshime të mëdha, duke shënuar të arritura, për të cilat ka folur edhe ajo vet.

“Sot bëhen 3 vite nga menaxhimi im me Drejtorinë për Urbanizëm ku me krenari ju paraqes disa nga të arriturat e Drejtorisë për këtë periudhë: Realizim i plotë i të gjitha projekteve të planifikuara; Miratimi i Hartës Zonale Komunale (HZK 2023-2031); Digjitalizimi i të gjitha kërkesave të Legalizimit; Lansimi i Pilot-Projektit për unifikimin e Adresave në qytetin e Pejës ku është bërë përditësimi i të dhënave dhe numërimi i të gjitha hyrjeve në kuadër të projektit REGIP; Tejkalimi i buxhetit të planifikuar për vitin 2023 dhe inkasimi i mbi 1 milion eurove të hyrave, duke thyer rekord në historinë e Drejtorisë për Urbanizëm; Të gjitha projektet nga Departamenti i Mjedisit janë realizuar sipas planit dinamik”, ka bërë me dije drejtoresha Arta Vokshi – Nallbani.

Arta Vokshi – Nallbani i përket subjektit politik, Partia Demokratike e Kosovës.

May be an image of 1 person and text

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ajo është kandidate për deputete në listën e PDK-së me numër 102.

Arta Vokshi – Nallbani në çdo takim me qytetarët ka theksuar se Kosova ka nevojë për PDK-në dhe Bedri Hamzën. “Një kryeministër që bashkon, inspiron dhe angazhohet për t’i shërbyer çdo qytetari”, ka thënë Vokshi – Nallbani.

Gjithashtu, ajo në këto zgjedhje kërkon përkrahjen e qytetarëve për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës, që puna e saj e mirë në shërbim të qytetarëve të vazhdojë si deputete edhe në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 35, Arton Demhasaj,…