Rekord rastesh me Covid-19 në Suedi
Suedia ka njoftuar për ditën rekord me raste të koronavirusit të enjten, me 1474 raste të reja, që autoritetet kanë thënë se ishin për shkak të shtimit të testimeve ditore.
Suedia ka pasur taktikë “të lehtë” për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, megjithatë javëve të fundit kjo është kritikuar pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja.
Shtimi i rasteve të së enjtes ka çuar numrin total të të infektuarve në 48300 raste. Agjencia e Shëndetit Publik ka thënë se numri i vdekjeve po ngadalësohet.
“Rritja e rasteve të reja është si pasojë direkte e rritjes së testimeve në rajon dhe kapja e rasteve me simptome të lehta”, kanë thënë nga agjencia.
Të enjten, në Suedi kanë vdekur 19 persona. Deri tash në këtë vend kanë vdekur 4814 persona.
Testet shënuan rekord me 49200 testime javën e kaluar, nga 36500 një javë më herët.