Rekord testimesh për Covid, asnjë i vdekur

14 shkurt 2021 | 13:52

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se numri i të infektuarave me Covid-19 në 24 orët e fundit është 246, ndërsa asnjë person nuk raportohet i vdekur.

Ai ka thënë se gjatë 24 orëve janë kryer 3 031 teste që është numri më i lartë i testimeve.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1 për qind, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti-Covid”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër…