Rekorde të arritura si asnjë herë më parë në historinë e Termocentraleve të KEK-ut
Njazi Thaçi
“Kosova B”
“Njësia B2” është në punë, prodhim pa ndërpre që nga data 25.09.2018. Me kapacitete të plota prodhuese prej 284 MW/h energji elektrike. Njëkohësisht dhe me 25 MW energji termike nga ku mundësohet ngrohje të kryeqytetit, Prishtinës.
Nëse llogaritet me ditë pune, është fjala pa ndërprerje fare, kjo njësi nuk është ndalur së prodhuari mbi 110 ditë pune. Ky është një rekord që nuk është arritur asnjëherë më parë që nga lëshimi në punë para rreth 30 viteve.
Rekord tjetër është edhe fakti që në total gjatë vitit 2018 kjo njësi ka qenë në Prodhim për plotë 11 muaj e 8 ditë, pra ka pasur vetëm 21 ditë ndalesa gjatë gjithë vitit.
Me këto statistika kjo njësi besojmë se ka thyer rekordet e secilit termocentral tjetër në rajon dhe shtete të BE-së me më së shumti orë pune brenda një viti. Krahasuar me termocentrale që prodhojnë energji elektrike nga thëngjilli.
Nuk përfundon me kaq.
Edhe “Njësia B1”, e TC “Kosova B”, pas një remonti të suksesshëm, është me prodhim pa asnjë ndalesë nga data 13.12.2018. Kjo njësi është duke prodhuar po ashtu me kapacitet maksimal prej 295 MW/h energji elektrike dhe 45 MW energji termike për ngrohje të Prishtinës.
“Kosova A”
Edhe rezultatet në termocentralet e “Kosova A” do të befasojnë secilin profesionist të kësaj fushe nëse merret parasysh vjetërsia e tyre. Prodhimi i elegjisë elektrike në njësitë e “Kosova A” janë rritur për 100% krahasuar me vitin paraprak. Asnjë rënie e pa planifikuar gjatë kësaj pjese të sezonit të dimrit. Pa ndërpre gjatë gjithë kohës në prodhim dhe në gjendje shumë të mirë.
Këto rezultate janë arritur falë një angazhimi maksimal dhe kujdesi të vazhdueshëm e po ashtu mirë planifikimit të investimeve.
KEK-u vazhdon të jetë në prodhim me kapacitete të plota prodhuese prej 800 MW/h energji elektrike.
KEK-u është dhe do të vazhdon të jetë storia më e suksesshme në vend, edhe me rezultatet më të mira në nivel rajoni dhe më gjerë.