Rekordet që mund të thyhen në Kupën e Botës

01 qershor 2018 | 16:10

Kupa e Botës është pak ditë larg dhe të gjithë tifozët e futbollit do t’i kenë sytë nga Rusia nga 14 qershori deri në 16 korrik.
Një Botëror që pritet të jetë historik edhe për shkak të rekordeve që mund të thyhen. Dida prej këtyre rekordeve mund të thyhen nga lojtarët, disa nga skuadrat dhe disa të tjerë kanë lidhje me përballje të caktuara.

Rekordet në fuqi

Lojtari më i Vjetër, Kapiteni më i Vjetër, Debutuesi më i Vjetër

Lojtari më i vjetër: Faryd Mondragon, Kolumbi (43 vjeç, 3 ditë)
Kapiteni më i vjetër: Peter Shilton, Angli (40 vjeç, 292 ditë)
Debutuesi më i vjetër: David James, Angli (39 vjeç, 321 ditë)

Essam El-Hadary, portieri 45-vjeçar i Egjiptit, pritet të jetë titullar me skuadrën e tij këtë verë. Në momentin që ai do të jetë në fushë nga minuta e parë do të thyejë tre rekorde. Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Egjiptit në një Botëror që nga 1994-a dhe ai do të jetë debutuesi më i vjetër, lojtari më i vjetër dhe kapiteni më i vjetër i Kupës së Botës.

Më shumë Botërorë si kapiten

Lojtari me më shumë Botërorë si kapiten: Rafael Marquez, Meksikë (4)
Ka një mundësi që Rafael Marquez të thyejë një nga rekordet e tij këtë verë. Në mënyrë që ta bëjë një gjë të tillë, gjithçka duhet të shkojë mirë për Marquez. Ai është grumbulluar me kombëtaren pavarësisht frikës se lidhja e tij me një incident të 2017-ës, në lidhje me një trafik droge, mund ta përjashtonte nga ekipit. Ky do të jetë Botërori i tij i pestë dhe nëse ai do të marrë shiritin (kapiteni aktual, Andres Guardado, ka probleme me një dëmtim), do të ishte pjesëmarrja e tij e pestë si kapiten. Edhe nëse Guadrado do të jetë në formë, trajnerin Juan Carlos Osorio mund t’ia japë gjithsesi shiritin.

Klubi me më shumë lojtarë në Kupën e Botës

Klubi me më shumë lojtarë në Kupën e Botës: Arsenal me 15 (2006)
Me përjashtim të dëmtimeve, Manchester City do të dërgojë një numër rekord lojtarësh në Kupën e Botës: 17. Ata do të thyejnë rekordin e vendosur nga Arsenal në 2006-ën, që ka rezistuar për më shumë se një dekadë.

City do të ketë katër lojtarë te Brazili (Fernandinho, Gabriel Jesus, Danilo dhe Ederson) dhe Anglia (Kyle Walker, Fabian Delph, Raheem Sterling, John Stones), dy tek Argjentina (Nicolas Otamendi, Sergio Aguero), Gjermania (Ilkay Gundogan, Leroy Sane) dhe Belgjika (Kevin De Bruyne, Vincent Kompany), dhe nga një te Spanja (David Silva), Portugalia (Bernardo Silva) dhe Franca (Benjamin Mendy).

Një lojtar në çdo grup

Nuk ekziston një rekord për këtë, sepse është hera e parë që ndodh, gjithmonë nëse nuk do të ketë një dëmtim. Barcelona do të jetë skuadra e parë që do të ketë të paktën një lojtar në secilin prej tetë grupeve të Kupës së Botës.

Grupi A: Luis Suarez (Uruguai)
Grupi B: Gerard Pique, Sergio Busquets, Jordi Alba (Spanjë)
Grupi C: Samuel Umtiti, Ousmane Dembele (Francë)
Grupi D: Lionel Messi (Argjentinë), Ivan Rakitic (Kroaci)
Grupi E: Philippe Coutinho, Paulinho (Brazil)
Group F: Marc-Andre ter Stegen (Gjermani)
Grupi G: Thomas Vermaelen (Belgjikë)
Grupi H: Yerry Mina (Kolumbi)

Më shumë ndeshje pa pësuar gol

Me shumë ndeshje pa pësuar gol: 10 (Peter Shilton, Angli, 1982-90, dhe Fabian Barthez, France, 1998-2006)
Nëse portieri i Gjermanisë do të jetë në Botëror (dyshimet kanë lidhje me gjendjen e tij fizike), ai do të ketë mundësinë të thyejë rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol të vendosur nga Peter Shilton dhe Fbian Barthez.
Neuer nuk ka pësuar gol në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në Botërorët 2010 dhe 2014-të. Një paraqitje e mirë në grupe dhe në fazat e mëpasshme, do t’i jepte atij rekordin.

 

Më shumë ndeshje të fituara me penallti

Më shumë ndeshje të fituara pas penalltive: 4 (Argjentina dhe Gjermania)

Nëse përballesh me Argjentinën ose Gjermaninë pas fazës më grupe, atëherë duhet t’i heqësh qafe para se të shkohet te penalltitë. Të dy skuadrat kanë treguar gjakftohtësinë e tyre nga 11 metrat gjatë historisë dhe kanë zakonin që të dalin fitimtarë. Të dyja mbajnë rekordin dhe, duke parë se pritet të kalojnë pa probleme grupet, do të kenë mundësinë që ta thyejnë këtë rekord.

Më shumë përballje direkte

Më shumë përballje: 7 (Brazil vs. Suedi, Germany vs. Argjentinë)

Disa skuadra duket se përballen gjithmonë me njëra-tjetrën. Një gjë e tillë shihet në kompeticionet për klube, me Barcelona-n, për shembull, që gjithmonë duket se përballet me të njëjtat ekipet në Champions League (Ajax, Celtic, Arsenal, Paris Saint-Germain). Kjo ndodh edhe me kombëtaret. Suedia duhet të jetë lodhur duke parë Brazilin, me të cilët është përballur shtatë herë dhe ndaj të cilëve janë mundur shpesh me rezultate të thella. Një nga këto humbje ka qenë në finalen e Kupës së Botës të 1958-ës, ku janë mundur 5-2. Edhe Argjentina me Gjermaninë janë përballur gjithashtu shtatë herë, me herën e fundit ka qenë në finalen e Kupës së Botës 2014, e fituar nga gjermanët. Shorti i 2018-ës ka krijuar mundësinë që këto ekipe të përballen përsëri. Nëse Brazili fiton grupin dhe Suedia del e dyta në grupin e saj, këto dy ekipe do të përballen për herën e tetë, ndërsa nëse Argjentina dhe Gjermania do të fitojnë grupet respektive dhe do të kalojnë në gjysmëfinale, do të ndeshen përsëri.

Më shumë gola në Kupën e Botës

Më shumë gola në Kupën e Botës: 16 (Miroslav Klose)

Nëse Gjermania, siç mendohet, do të avancojë deri në fazat finale të kompeticionit, atëherë ka mundësi që rekordi i Miroslav Klose i golashënuesi më i mirë të vihet nën kërcënim. Ish-sulmuesi ka realizuar 16 gola në katër Botërorë, duke lënë mbrapa “Fenomenin” pas një goli të shënuar në fitoren 7-1 të marrë kundër Brazilit në gjysmëfinalet e 2014-ës. Por Thimas Muller, i cili ka luajtur bashkë me të atë ditë dhe ka shënuar pesë gola gjatë Kupës së Botës, do të kërkojë ta thyejë atë rekord. Ai ka realizuar 10 në total, kështu që i duhen shtatë për të parakaluar Klosen. Shumë, por në pjesën më të madhe të Botërorëve ka  pasur gjashtë lojtarë që kanë shënuar të paktën gjashtë gola. Gjithashtu nuk duhet harruar se Muller do të luajë në një grup të lehtë. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha,…