Rekordi i Ed Sheeran, artisti me më shumë shitje
28 shkurt 2018
| 11:44
Kantautorit britanik Ed Sheeran është shpallur artisti me më shumë shitje për vitin 2017, sukses ky që i detyrohet albumit “Divide” dhe hiteve “Shape of You” dhe “Perfect”.
Federata ndërkombëtare e industrisë fotografike ka thënë se “Divide”, i publikuar në mars të 2017-s, ka shënuar rekord shitjesh në 36 vende. Balada e muzikës pop “Shape of You” u bë më e shitur në rang global për vitin 2017 dhe është certifikuar si “multi platinium” në 32 vende.