
Rekordi i ri historik i Dua Lipës
24 qershor 2019
| 15:23
Rekordet e Dua Lipës tashmë nuk mund të numërohen. Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka hyrë në histori.
Ajo është shpallur e para artiste femër që ka të paktën 3 këngë me 800 milionë dëgjime në platformën online “Spotify”.
Dua ka thyer rekordin me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. Edhe pse nuk ka publikuar këngë muajt e fundit, Dua Lipa është duke u përgatitur për nxjerrjen e një albumi.
Më 11 shkurt të këtij viti, Dua Lipa është bërë e para shqiptare që ka rrëmbyer dy çmime “Grammy”.