Rekordi nga CR7, 850 gola të shënuar në karrierë

03 shtator 2023 | 15:42

Cristiano Ronaldo është futbollisti i parë në histori që ka shënuar 850 gola në karrierën e tij. Portugezi 38-vjeçar realizoi golin e katërt të Al Nassr në fitoren 5-1 kundër Al-Hazem.

Ai gjithashtu dha dy asiste në këtë përballje. Aktualisht portugezi është i pari në renditjen e golashënuesve më të mirë në Ligën Profesioniste Saudite me 6 gola në 4 ndeshje.

Në karrierën e tij, CR7 ka shënuar 5 gola për Sportingun e Lisbonës, 145 gola për Manchester United, 450 gola për Real Madridin, 101 gola për Juventusin, 123 gola për Portugalinë dhe 25 për Al Nassr.

Rivali i tij për këtë rekord është Lionel Mesi. Ylli argjentinas ka realizuar 829 gola në karrierën e tij. Të dy futbollistët që kanë sfiduar njëri-tjetrin në La Liga, tashmë duelojnë në distancë me numra, rekorde, gola dhe trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Meriton Korenica është transferuar në Turqi ku është prezantuar…