
Rektorët duan shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë
24 janar 2019
| 12:59
Në takimin e sotëm me Komisionin Parlamentar për Arsim, rektorët e universiteteve publike të Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Gjatë kësaj mbledhje, rektorët kanë theksuar se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e universiteteve të reja është i padrejtë dhe joprofesional.
Rektorët kanë pohuar se vendimi i këtij këshilli është bërë pa ekspertë të jashtëm dhe qëllimshëm është propozuar duke synuar mbylljen e universiteteve të reja.