Rektori Dema uron Pashkët
Me rastin e festës së Pashkëve, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka uruar qytetarët e besimit katolik.
Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.
“Të dashur qytetarë të besimit të krishterë,
Të dashur studentë, pjesëtarë të stafit akademik dhe administrativ,
Ju uroj nga zemra, Gëzuar Pashkët! Gëzojeni këtë ditë bashkë me më të dashurit tuaj, me mirëkuptim, harmoni dhe shtrirje të dorës së solidaritetit.
Të tillat momente, janë ato që na bëjnë të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë, por edhe për të mirat me të cilat jeta na ka begatuar.
Uroj që kjo ditë të shërbej si frymëzim për ne, për më shumë solidaritet, harmoni, paqe dhe më shumë vullnet për të punuar për një të ardhme më pozitive për vendin tonë.
Më shëndet Pashkët!”, është thënë në urimin e rektorit Dema.
/Epoka e re/