Rektori i ri paralajmëron reforma në UP

19 gusht 2020 | 15:29

Rektori i ri i Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, ka thënë se përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastrukturës në UP do të jetë prioritet i tij.

Sahiti ka theksuar se nuk do të lejojë që të ketë ndikime politike në UP. “Rektori duhet të jetë rektor që t’i qëndrojë mbrapa interesave të studentëve dhe sigurisht do t’i evitojë të gjitha ndikimet e mundshme në vendimmarrje e mija, me qëllim që mos të pengohet procesi që është i zakonshëm dhe që është në dobi të studentëve”, ka thënë Sahiti, duke u zotuar se do të punojë brenda kornizave ligjore.

“Për ekipin kam menduar dhe nuk është çështje e kryer. Ende jam në konsultime dhe nuk ka emra të cilët mund të involvohen nga jashtë. Unë do të punojë brenda kornizës ligjore që ekziston, dhe brenda kornizave të tilla çdo bashkëpunim legal do ta përkrahi dhe asnjë ndërhyrje nga jashtë nuk do të lejohet nga unë dhe vendimmarrja nuk do të ndikohet nga politika”, është shprehur Sahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të…