Rektori i universitetit ‘Haxhi Zeka’: Kriteret për akreditim i kemi plotësuar, madje i kemi tejkaluar
Ekspertë rumunë kanë vlerësuar se disa nga universitet në Kosovë nuk i plotësojnë kushtet për të pasur akreditim.
Por kundër këtij mendimi ka dalë Fadil Millaku, rektori i Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”.
“Ne zyrtarisht nuk kemi një vendim të tillë. Por ta shohim se Këshillimi Shtetëror i Cilësisë çfarë vendimi do të merr. Këta madje nuk kanë caktuar një takim për të diskutuar me ne”, ka thënë Millaku në Sytë 7 në Klan Kosova.
“’Haxhi Zeka’ e ka pasur akreditimin në vitin 2015, atë vit na janë dhënë edhe disa rekomandime dhe ne jo vetëm që i kemi plotësuar, por i kemi tejkaluar disa herë”.
“Këtë herë vlerësimin e ka bërë një eksperte nga Rumania dhe një studenteje e saja. Në një takim qe e kemi pasur ajo ka dhënë rekomandime pozitive. Ka pasur disa vërejtje me vend, por disa të tjera kanë qenë krejt pa vend”.
“Unë nuk pajtohem me vendim të një eksperti të jashtëm që mundet me qenë i njëanshëm. Ne presim që Këshilli Shtetëror i Cilësisë të marrë vendim të drejt”.