REKTORI I UNIVERSITETIT TË TETOVËS PROF. DR. JUSUF ZEJNELI NË GJILAN
I nderuar të prisja në zyren time në firmën Vatani në Gjilan, Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli!
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, pas pjesmarrjes në një Konferencë Vjetore Ndërkombëtare në Gjilan, në Universitetin Kadri Zeka ,në kthim për në Tetovë, i shoqëruar nga z.Miftar Emini gazetar, Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Protokoll në Universitetin e Tetovës dhe z. Menduh Deari shoqërues i Tij, u ndal për një kafe !
Gjatë vizitës, Rektori i UT-së, vizitoi ambientet e firmës dhe bëmë foto, te cilat do i ruajme si gjënë më të shtrenjtë, sepse data 13 Qershor 2024, është njëra nga ditët që shënon fillimin e jetë së lirë të Kosovës pas largimit të Serbisë pushtuese dhe hyrjes triumfale të UÇK-së e NATO-s!
Gjithashtu do të mbetet ditë e shënuar, edhe për faktin se në mes nesh ishte Rektori i Universitetit të Tetovës, i cili është njëri ndër universitet e rralla në botë, që u hap me heroizëm popullor dhe në themelet e Tij ka të derdhur gjak dëshmorësh!
Faleminderit për vizitën i nderuar Miku im, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli!
I nderuar që të prita Ty dhe shoqëruesit tuaj!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 13 Qershor 2024!