
Rektori i UP-së pret në takim djalin e Enver Hoxhajt i cili kreu studimet me notë mesatare 10.00
17 korrik 2023
| 13:09
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një takim me Lir Hoxhajn, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik. Qerimi ia ka dorëzuar atij diplomën me notën mesatare 10.00.
Lir Hoxhaj është djali i deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe profesoreshës së Gazetarisë në UP, Remzie Shahini-Hoxhaj.
“Rektori Qerimi e nisi javën me një takim spontan, e të këndshëm. Lir Hoxhaj, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik, pranoi diplomën me notë mesatare 10.00, nga Rektori. Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një #selfie e të diskutojnë për të ardhmen e Lirit, i cili po bëhet gati që studimet e tij t’i vazhdoj në Angli”, ka njoftuar Universiteti i Prishtinës.