Rektori i UP-së pret në takim Grupin Punues të Këshillit Konsultativ për Komunitete
06 shtator 2023
| 11:25
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka pritur në takim Grupin Punues të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Siç njofton UP-ja, temat kryesore të diskutuara ishin regjistrimi i studentëve nga komunitetet joshumicë për vitin 2023/2024 dhe përfshirja e studentëve jo-shumicë në Parlamentin Studentor.
Rektori Qerimi theksoi përkushtimin e universitetit për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta arsimore për të gjithë studentët.
Përfaqësuesit nga universiteti dhe anëtarët e grupit punues ranë dakord të bashkëpunojnë në adresimin e aspekteve të ndryshme që do të ndikojnë pozitivisht tek studentët nga komunitetet joshumicë.