Rektori Musaj, mori pjesë në një konferencë për sportin universitar në Portugali
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, mori pjesë në Konferencën e Rektorëve që u mbajt në Universitetin e Coimbras në Portugali, më 14 dhe 15 korrik 2018, organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare.
Në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm 40 përfaqësues të universiteteve të ndryshme evropiane, u diskutua për rëndësinë e organizimit të sportit universitar.
Në këtë konferencë, morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme të sporteve në Evropë. Së bashku me përfaqësuesit e universiteteve diskutuan, për përvojat më të mira sa i përket organizimit të sportit universitar.
Konferencën e hapi presidenti i Asociacionit Evropian të Sporteve Universitare, Adam Roczek, i cili foli për rëndësinë në aspektin shëndetësor për studentët, që ka organizimi i lojërave sportive ndërmjet universiteteve. Sipas tij, sporti është një prej pjesëve esenciale të jetës shoqërore edhe në kontekstin akademik.
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, e vlerësoi se Konferenca e Rektorëve në Coimbra, ka qenë një rast i mirë për ndarë përvojat më të mira sa i përket organizimit të sportit universitar.
/Epoka e re/