Rektori Nimani njofton përfaqësuesit e “HERAS” me zhvillimet në UGJFA
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Artan Nimani, bashkë me prorektoren për çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Vjollca Dibra, kanë pritur përfaqësuesit e projektit “HERAS”, Aqim Emurli dhe Donjeta Ibra.
Rektori Nimani njoftoi përfaqësuesit e “HERAS” për zhvillimet e fundit në UGJFA, për planifikimet për zgjerim me programe të reja si dhe rreth marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve Institucionale.
Aqim Emurli fillimisht uroi menaxhmentin e ri dhe theksoi se projekti “Heras” ka për qëllim të kontribojë në funksionimin e mirë të Arsimit të Lartë dhe Hulumtimeve në Kosovë në linjë me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe zonës Evropiane të Hulumtimeve (ERA) për të përkrahur në veçanti zhvillimin e universiteteve publike.
Rektori Nimani i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën e vazhdueshme që po i ofron ky projekt Universitetit tonë.
Po ashtu, përfaqësuesit e projektit “Heras”, u ndanë të kënaqur me punën që është duke u bërë në UGJFA, si dhe premtuan për zhvillime të reja në kuadër të këtij projekti.