Rektori Nimani po merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS në Austri
30 tetor 2019
| 20:16
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani më 30 dhe 31 tetor është duke marr pjesë në punëtorinë e organizuar nga HERAS, në Vienë të Austrisë. Tema e takimit është diskutimi mbi përfitimet dhe përvojat e këtij programi.
Poashtu pjesëmarrësit kanë diskutuar për strategjinë e qëndrueshmërisë apo përdorimit të instrumenteve të zhvilluara si dhe zbatimin e tyre.
Rektori Nimani falënderoi për mbështetjen që iu është dhënë UGJFA-së por shprehu edhe nevojat që ka institucioni që drejton ai, me rastin e implementimit të HERAS Plus.
Ai atje merr pjesë së bashku me rektorët tjerë të universiteteve publike, përfaqësuesit e MASHT, përfaqësuesit e WUS Austria por edhe ekspertë austriakë.