Rektori Nimani takoi Avokatin e Popullit
28 dhjetor 2020
| 16:04
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani dhe prorektorja, Vjollca Dibra kanë takuar avokatin e popullit, Naim Qelaj.
Në këtë takim, Rektori e njoftoi z. Qelaj për themelimin e Ombudsmanit të Universitetit “Fehmi Agani” nga ana e Këshillit Drejtues, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të studentëve dhe personelit akademik e administrativ.
Avokati i Popullit, z. Qelaj e mirëpriti dhe e vlerësoi lart këtë iniciativë të Universitetit të Gjakovës dhe të dy shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.