Rektori Qerimi vazhdon takimet në Universitetin Linnaeus në Suedi

21 tetor 2023 | 08:33

Rektori Qerim Qerimi dhe delegacioni nga Universiteti i Prishtinës u takuan me dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, profesor Daniel Alvunger, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me Fakultetin Filozofik në kuadër të programit Erasmus+.

Rektori Qerimi dhe delegacioni i UP-së patën biseda edhe me profesorët e Universitetit Linnaeus, Zenun Kastrati dhe Fisnik Dalipi.
Ata diskutuan projektin Erasmus+ (ICM), duke u fokusuar në shkëmbimet e studentëve dhe stafit, si dhe duke u përgaditur për aplikim në thirrjen e radhës.

U takuan dhe me profesor Jesper Andersson, dekan i Fakultetit Teknologjik, si dhe me profesor Arianit Kurtin, ku u bisedua për projektin TIK përmes të cilit Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ndihmoi në themelimin e programit të doktoraturës, duke i ofruar stafit trajnime dhe seminare.

Të dy universitetet janë të përkushtuara për të forcuar partneritetin e tyre dhe për projektet e përbashkëta të ardhshme që do të përfitojnë reciprokisht të dy institucionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë…