REKTORI SAHITI PRANON LETËR URIMI NGA PRESIDENTI I UNIVERSITETIT FRIEDRICH-ALEXANDER NË GJERMANI

19 nëntor 2020 | 21:05

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, ka pranuar letër urimi për zgjedhjen e tij në funksionin e rektorit, nga presidenti i Universitetit Friedrich-Alexander (FAU) në Erlangen, Nürnberg të Gjermanisë, prof. dr. Joachim Hornegger.

Përmes një telegrami urues, presidenti Hornegger ka uruar rektorin Sahiti me këto fjalë: “Jam informuar për zgjedhjen tuaj në pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Urime! FAU është shumë krenar me ju, si i diplomuar i yni”.

Presidenti Hornegger ka theksuar edhe vullnetin për inicim të bashkëpunimit, duke thënë se shpreson që së bashku do të gjejnë një mënyrë për bashkëpunim ndërmjet të dy universiteteve.

Rektori Sahiti, në vitin 2006, ka përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin Teknik, Instituti i Mekanikës së Fluideve në FAU, me temën “Thermal and Fluid Dynamic Performance of Pin Fin Heat Transfer Surfaces”.

Rektori Sahiti, që nga 1 tetori 2020, ushtron detyrën e të parit të UP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Ibrahimi, 24-vjeçare nga Ferizaj, para disa ditësh ishte diagnostikuar…