Remdesiviri ka efekte kundër koronavirusit, por s’është shërues

20 tetor 2020 | 09:09

Ilaçi Remdesivir ul disi numrin e vdekjeve dhe kohëzgjatjen e sëmundjes pas infektimit me Korona, por nuk është ai ilaçi magjik siç pritej. Një studim i fundit i OBSh-së konfirmon rezultatet e mëparshme lidhur me ilaçin.

Menjëherë pas bërjes publike të rasteve të para me virusin Corona në Kinë, ilaçi Remdesivir u vu në fokus. Ky ilaç i zhvilluar në luftë kundër infektimeve me Ebola kishte dhënë rezultate në laborator edhe kundër SARS apo viruseve Corona MERS – dhe dihet se, virusi i ri SARS CoV-2 është një varint i infektuesit SARS të vitit 2002. Nga ana tjetër Remdesivir i zhvilluar nga koncerni farmaceutik, Gilead Sciences si GS-5734 nuk është i lejuar zyrtarisht në asnjë vend. Ai përdoret megjithatë në kuadër të një lejeje të posaçme emergjence (EUA) dhe në shumë vende në kuadër të studimeve klinike. Gliead Sciences i ka dhënë këtij ilaçi këtë vjeshtë emrin Veklury.

Studimi i parë klinik u zhvillua në maj 2020 në SHBA me rezultate pozitive, gjë që çoi në dhënien e lejes së emergjencës nga Autoriteti Federal i Ilaçeve, FDA në SHBA. Që nga kjo kohë Remdesivir lejohet të përdoret tek pacientë të veçantë që kanë zhvilluar sëmundjen e mushkërive Covid-19.

Në 15 tetor 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH publikoi një studim paraprak të papërfunduar nga Peer-Review (Manuskriptet studimore kalojnë nëpër një proces të brendshëm ose të jashtëm të pavarur përmes ekspertizave të ndryshme për cilësinë e studimit, ku bëhen kritika apo korrigjime që duhen marrë parasysh deri në përfundimin e studimit, shën.red.) lidhur me Remdesivir, MedRxiv. Aty thuhet, se ky ilaç e ul shumë pak vdekshmërinë e pacientëve. Studimi ka dalë si rezultat i të ashtuquajturit SOLIDARITY Trial, ku janë vlerësuar të dhënat e më shumë se 11.266 pacientëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur konkurrenca mes ofruesve të shërbimeve të telekomunikacionit…