Remi: Asetet e përvetësuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka thënë se procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shndërrohet në prioritetin numër një të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve.
“Në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar. E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Rrustem Mustafa.
Postimi i plotë i Remit:
PRIORITETI – KOMBËTAR
Ne mundemi!
Në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar.
E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit…
Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, gradualisht, por sigurt, duhet të shëndrrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve!
Duhet dhe ne mundemi një angazhim të suksesshëm të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vendin tonë!